OJQ “Kasnecët e Ardhmërisë” – KeA, është organizatë joqeveritare e cila zbaton projektin “Fuqizimi i Kontrollit të Tuberkulozit në Kosovë”, i cili projekt është i financuar nga ana e GFATM nëpërmjet të CDF (Community Development Fund). Në lidhje me këtë projekt OJQ KeA shpall konkurs për këtë vend të lirë të punës:
Koordinator për Kujdesin e TB në komunitet dhe kontrollin e infeksionit
Përgjegjësitë
- Krijimi i sistemit të kujdesit të TB në komunitet
- Zhvillimit i rrjetit të mbështetësve te trajtimit ne komunitet
- Trajnimi i mbështetësve në komunitet
- Zhvillimi i kapaciteteve monitoruese të DSM për trajtimin të TB në komunitet
- Facilitimi i koordinimit në mes të DSM dhe trajtuesve në komunitet
- Krijimi dhe zbatimi i sistemit për shpërndarjen e stimuluesve për pacientët me TB-MRB
- Monitorimi i aktiviteteve të kontrollit të infeksionit
- Sigurimi i zbatimit të masave të kontrolli të infeksionit
- Detyra tjera të parapara nga projekti
Kualifikimet:
- Të këtë të kryer Fakultetin e Mjekësisë apo shkencave tjera sociale
- Të njohë gjuhen angleze
- Puna e mëparshme në projekte do të jetë përparësi
- Të jetë fleskibil/e dhe të kontribuoj në punë ekipore
- Të ketë njohuri në kompjuter, Microsoft Office
- Të ketë patentë shoferi
Kohëzgjatja e punës do të jetë deri në fund të projektit me mundësi zgjatjeje. Paga 800 euro bruto.
Konkursi mbetet i hapur deri me 26 Maj 2017, në ora 12.00. CV-të të dërgohen në email-at: dhuratalipovica@gmail.com, apo në zyrë të OJQ KeA, Kalabria II/I/4, Prishtinë. Vetëm lista e ngushtë e kandidatëve do të kontaktohet.