Home / Shpalljet

Shpalljet

Marrëveshja e mirëkuptimit
Sot është nënshkruar Marrëveshje te bashkëpunimit me:

OJQ KEA, për mbështetje të DShB-se lidhur me sëmundjet ngjitëse me theks te veçanet Tuberkulozin si çështje  e ndjeshme në burgje të botes.

Shpallje e ftesës së përgjithshme për shprehje të interesit

OJQ Kasnecët e Ardhmërisë (KeA) financohet nga Fondi Global për HIV/AIDS, Tuberkulozin dhe Malarien nëpërmjet të CDF lidhur me implementimin e projektit Fuqizimi i kontrollit të TB në Kosovë”.

Përmirësimi dhe rritja e kualitetit të DOTS – it; Adresimi i TB/HIV, MDR-TB dhe sfidave tjera; Ndikimi në fuqizimin e sistemit shëndetësor; Përfshirja e të gjithë shërbyesve shëndetësor;  Fuqizimi i njerëzve dhe komunitetit me TB, dhe Hulumtimet operacionale janë disa prej objektivave kryesore në realizimin e këtij projekti.

Revidimi dhe zgjerimi i sistemit informativ i menaxhimit te dhënave programore te TB (SIM-TB)

Të gjithë Operatorët Ekonomik të interesuar të cilët dëshirojnë të aplikojnë, duhet të përgatisin ofertat e tyre duke i plotësuar kërkesat e përcaktuara ne dosje te tenderit.

Të gjithë të interesuarit përshkrimin e detajuar të shërbimeve (Dosja e Tenderit)  mund të kërkohet në email: xhevat.kurhasani@gmail.comganinekaj@@gmail.com.

Dokumentacioni i kompletuar (dosja e tenderit) mund të tërhiqet përmes postës elektronike dhe të dorëzohet në adresën e poshtëshënuar, më së largu deri më 16 Gusht 2017.

OJQ KASNECËT E ARDHMËRISË/ GFTAM Projekti i kontrollit të TB në Kosovë

Rr. Emshir-Kullat Arabe II/1/4, Prishtinë, prej orës 9-15.

Personi kontaktues: Xhevat Kurhasani, Gani Nekaj; Tel: 038 612 691

Email: xhevat.kurhasani@gmail.comganinekaj@gmail.com

Konkursi per Koordinator per Kujdesin e TB ne komunitet dhe kontrollin e infeksionit Pergjegjesitë

index

OJQ “Kasnecët e Ardhmërisë” – KeA, është organizatë joqeveritare e cila zbaton projektin “Fuqizimi i Kontrollit të Tuberkulozit në Kosovë”, i cili projekt është i financuar nga ana e GFATM nëpërmjet të CDF (Community Development Fund). Në lidhje me këtë projekt OJQ KeA shpall konkurs për këtë vend të lirë të punës:

 Koordinator për Kujdesin e TB në komunitet dhe kontrollin e infeksionit

Përgjegjësitë

  • Krijimi i sistemit të kujdesit të TB në komunitet
  • Zhvillimit i rrjetit të mbështetësve te trajtimit ne komunitet
  • Trajnimi i mbështetësve në komunitet
  • Zhvillimi i kapaciteteve monitoruese të DSM për trajtimin të TB në komunitet
  • Facilitimi i koordinimit në mes të DSM dhe trajtuesve në komunitet
  • Krijimi dhe zbatimi i sistemit për shpërndarjen e stimuluesve për pacientët me TB-MRB
  • Monitorimi i aktiviteteve të kontrollit të infeksionit
  • Sigurimi i zbatimit të masave të kontrolli të infeksionit
  • Detyra tjera të parapara nga projekti

Kualifikimet:

  • Të këtë të kryer Fakultetin e Mjekësisë apo shkencave tjera sociale
  • Të njohë gjuhen angleze
  • Puna e mëparshme në projekte do të jetë përparësi
  • Të jetë fleskibil/e dhe të kontribuoj në punë ekipore
  • Të ketë njohuri në kompjuter, Microsoft Office
  • Të ketë patentë shoferi

Kohëzgjatja e punës do të jetë deri në fund të projektit me mundësi zgjatjeje. Paga 800 euro bruto.

Konkursi mbetet i hapur deri me 26 Maj 2017, në ora 12.00. CV-të të dërgohen në email-at: dhuratalipovica@gmail.com, apo në zyrë të OJQ KeA, Kalabria II/I/4, Prishtinë. Vetëm lista e ngushtë e kandidatëve do të kontaktohet.

Top