Home / Event / 24 Marsi, Dita Botërore e Tuberkulozit

24 Marsi, Dita Botërore e Tuberkulozit

Posted on
Mar
24

24 Marsi, Dita Botërore e Tuberkulozit 
Bashkohu me ne, ta mundim TB!

 

Dita Botërore e Tuberkulozit është një event që zhvillohet në të gjithë botën dhe ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e publikut mbi tuberkulozin dhe përpjekjet për të parandaluar dhe trajtuar këtë sëmundje.
Disa fakte:
-Tuberkulozi (TB) është një prej sëmundjeve infektive që vret më shumë njerëz në mbarë botën.
-Në vitin 2014, 9.6 milion njerëz u sëmurën me tuberkuloz dhe 1.5 milionë kanë vdekur nga kjo sëmundje.
-Mbi 95% e vdekjeve nga tuberkulozi ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe është ndër shkaqet kryesore të vdekjes për gratë e moshës 15 deri në 44 vjeç.
-Në vitin 2014, rreth 1 milionë fëmijë u sëmurën me tuberkuloz dhe 140 000 fëmijë kanë vdekur nga tuberkulozi.
-Tuberkulozi është një nga vrasësit kryesor për njerëzit me HIV pozitiv: në vitin 2015, 1 në 3 persona me HIV vdisnin për shkak të TB.
-Incidencat e tuberkulozit kanë rënë me një mesatare prej 1.5% në vit që nga viti 2000 dhe tani është 18% më e ulët se niveli i vitit 2000.
-Shkalla e vdekjes nga tuberkulozi ka rënë 47% mes viteve 1990 dhe 2015.
-Rreth 43 milionë jetë kanë shpëtuar nga trajtimet edhe pse u diagnostikuan me tuberkuloz mes viteve 2000 dhe 2014.
T’i jepet fund epidemisë së TB në vitin 2030’ është ndër objektivat kryesore në mbarë botën.

Top