OJQ “Kasnecët e Ardhmërisë” – KeA, është organizatë joqeveritare e cila zbaton projektin “Fuqizimi i Kontrollit të Tuberkulozit në Kosovë”, i cili projekt është i financuar nga ana e GFATM nëpërmjet të CDF (Community Development Fund). Në lidhje me këtë projekt OJQ KeA shpall konkurs për këto vende të lira pune:
- Koordinator për Kujdesin e TB në komunitet dhe kontrollin e infeksionit
Përgjegjësitë
- Krijimi i sistemit të kujdesit të TB në komunitet
- Zhvillimit i rrjetit të mbështetësve te trajtimit ne komunitet
- Trajnimi i mbështetësve në komunitet
- Zhvillimi i kapaciteteve monitoruese të DSM për trajtimin të TB në komunitet
- Facilitimi i koordinimit në mes të DSM dhe trajtuesve në komunitet
- Krijimi dhe zbatimi i sistemit për shpërndarjen e stimuluesve për pacientët me TB-MRB
- Monitorimi i aktiviteteve të kontrollit të infeksionit
- Facilitimi dhe monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të kontrolli të infeksionit
- Detyra tjera të parapara nga projekti
Kualifikimet:
- Të këtë të kryer Fakultetin e Mjekësisë
- Të ketë njohuri në kompjuter, Microsoft Office
- Të ketë patentë shoferi
- Trajner për laboratorë 1, trajner për buxhet 1, trajner për specialist jo-pulmolog që merren me TB (1), trajner për sigurim shëndetësor (1),
Përgjegjësitë
- Të përgatis kurrikulën (Power Point prezantimin) për trajnim;
- Të përgatisë pre- dhe post testin, listën e evaluimit, dhe listën e pjesëmarrësve;
- Të identifikojë dhe ftojë pjesëmarrësit për workshop, trajnime dhe ritrajnime;
- Të informojë dhe kërkojë nga stafi i menaxhimit të KeA-s furnizimin me kohë, me materiale të trajnimit, freskimit, pagesat etj;
- Të përgatisë raportin mujor të trajnimeve të realizuara, duke përfshirë edhe rezultatet e pre- dhe post testimit dhe t’i dorëzojë në zyrën e OJQ KeA;
Kualifikimet:
Fakulteti i ekonomisë, infektolog, teknik i laboratorit me përvojë ose mikrobiolog
Përvoja në lëmin e caktuar (Laborator të TB, financa publike, specializim në s. Infektive, shëndet publik)
Të ketë përvojë me Microsoft Office
Mundësisht të ketë patet shoferi
3. Asistent/e i Koordinatorit të laboratorit referent
Përgjegjësitë
- Të organizojë dhe asistojë koordinatorin e laboratorit në trajnimin e stafit të laboratorëve të TB mbi mikroskopinë direkte, kulturën dhe rezistencën dhe kontrollin e kualitetit;
- T’i asistojë koordinatorit të laboratorit referent në kalkulimin e nevojave vjetore për reagensë dhe materiale shpenzuese të gjitha laboratorëve të TB;
- T’i asistojë koordinatorit të laboratorit referent në përgatitjen e paneleve të kontrollit të kualitetit;
- T’i monitorojë dhe mbështesë laboratorët të TB në regjione në dërgimin e mostrave dhe të raportimit me kohë;
- Të sigurojë se të gjithë laboratorët e TB janë të furnizuar në mënyrë adekuate dhe me kohë me reagens dhe materiale tjera;
- Të sigurojë se të gjitha format e raportimit (fletë-udhëzuesit, regjistrat etj) të jenë të plotësuara në mënyrë adekuate dhe me kohë;
- Ta asistojë koordinatorin e laboratorit referent në udhëheqjen e hulumitmeve të rezistencës në barna të TB;
- Të identifikojë, krijoj bazën e të dhënave të gjithë stafit të laboratorëve, me qëllim të identifikimit të nevojave për punëtor si dhe për planifikimin e nevojave për trajnime;
- Thërras pjesëmarrësit në trajnime dhe workshope, të përgatisë listën e trajnimeve, të sigurojë materialet e trajnimit, freskimin si dhe mjetet për ushqim dhe transport të pjesëmarrësve;
- Të dorëzoj raportet mujore tek koordinatori i laboratorëve;
Kualifikimet:
- Të jetë teknik/e e laboratorit;
- Të ketë përvojë relevante në laboratorët me TB sidomos të LRN
- Të ketë njohuri me Microsoft Office
- Supervizor i laboratorit të TB për mikroskopi direkte, kulturë dhe rezistencë;
Përgjegjësitë:
- Të bëjë supervizionin e laboratorëve të regjionale të TB në Kosovë mbi mikroskopinë direkte;
- Të bëjë supervizionin e laboratorëve të kulturës dhe rezistencës në Kosovë;
- Të jap konstatimet dhe rekomandimet për secilin laborator të supervizuar;
- Të dërgojë pyetësorin e plotësuar pas çdo vizite supervizore të realizuar;
Kualifikimet:
- Të ketë specializimin e mikrobiologjisë;
- Përvoja e punës në laboratorët mikrobiologjik;
- Trajnimet shtesë mbi TB;
- Të jetë e familjarizuar me principet e supervizionit;
- Koordinator i zbulimit aktiv të rasteve (ZAR)
Përgjegjësitë:
- Të planifikojë, organizojë dhe koordinojë aksionet e zbulimit aktiv të rasteve në kuadër të minoriteteve, komunave me barrë më të madhe dhe grupeve tjera të rrezikut;
- Të kontaktojë dhe komunikojë me të gjithë faktorët relevant të rëndësishëm për ZAR;
- Të analizojë situatën epidemiologjike për TB të secilës komunë
- Të përpilojë planin e veprimit duke u bazuar në shpërndarjen e mëparshme të rasteve me TB në secilën komunë
- Të bashkëpunojë ngushtë me drejtorët e drejtorateve shëndetësore në komunat me barrë më të madhe të TB dhe me minoritar;
- Të bëjë angazhimin dhe trajnimin e motrave të komunitetit për ZAR
- Të përpilojë pyetësorin për zbulimin aktiv të rasteve
- Të përpilojë algoritmin e menaxhimit të rasteve të dyshimta për TB;
- T’i raportojë rastet e konfirmuara të TB tek DSM;
- Të jetë përgjegjës për realizimin e aktiviteteve të avokimit, komunikimit dhe mobilizimit social duke angazhuar edhe mjetet e informimit;
- Të përpilojë raportet mujore
Kualifikimet:
- Fak i Mjekësisë, Fak infermierisë shkollën e mesme të mjekësisë apo fushat tjera
- Të jetë komunikativ/e dhe flexibil/e, mbështetës lojal, të kontribuoj në punë ekipore;
- Të ketë aftësi të punës me kompjuter Word, Excel, Power Point, Internet etj;
- Të ketë patentën e shoferit;
- Asistent i zbulimit aktiv të rasteve
Përgjegjësitë:
- Të asistojë koordinatorin në planifikimin, organizimin dhe koordinonim e aksioneve të zbulimit aktiv të rasteve në kuadër të minoriteteve, komunave me barrë më të madhe dhe grupeve tjera të rrezikut;
- Të kontaktojë dhe komunikojë me të gjithë faktorët relevant të rëndësishëm për ZAR;
- Të bashkëpunojë ngushtë me personelin e DSM-ve apo QKMF-ve;
- Të sigurojë kualitetin e të dhënave duke analizuar pyetësorët e plotësuar nga motrat e komunitetit si dhe regjistrave të TB (regjistri i rasteve të dyshimta, regjistri i rrethit të TB).
- Të sigurojë dhe monitorojë menaxhimin e rasteve të dyshimta të TB, sipas algoritmit, nga ana e motrave të komunitetit;
- Të lehtësojë dhe monitorojë menaxhimin e rasteve të referuara për ekzaminim nga ana e personelit të DSM apo QKMF
- T’i raportojë rastet e konfirmuara të TB tek DSM;
- Të jetë përgjegjës për realizimin e aktiviteteve të avokimit, komunikimit dhe mobilizimit social duke angazhuar edhe mjetet e informimit;
- Të përpilojë raportet mujore
Kualifikimet:
- Fakulteti i infermierisë, shkolla e mesme e mjekësisë apo fushat tjera sociale, apo në lëmin e menaxhimit
- Të jetë komunikativ/e dhe flexibil/e, mbështetës lojal, të kontribuoj në punë ekipore;
- Të ketë aftësi të punës me kompjuter Word, Excel, Power Point, Internet etj;
- Të ketë patentën e shoferit;
- Asistent i financave – gjysmë orari
Përgjegjësitë:
- Të menaxhoj arkën e të hollave për projekte;
- Të mbaj kontabilitetin e zyrës;
- Përgjegjëse për mbledhjen e dokumentacionit mbështetës të shpenzimeve;
- Të asistojë zyrtarin e financave në përgatitjen e raporteve financiare;
- Të sigurojë dhe mirëmbajë dokumentacionin financiar të OJQ KeA;
- Të bëj sigurimin e dokumenteve relevante nga organet tjera shtetërore të nevojshme për OJQ KeA;
- Mbajtja evidencës së aseteve te KeA-s;
- Të përpilojë dhe mirëmbajë listën e kontakteve të OJQ KeA;
- Të sigurojë mirëmbajtjen e zyrave të OJQ KeA;
- Detyra të tjera të parashtruara nga Drejtori i Projektit;
Kualifikimet:
- Diploma universitare në financa apo menaxhim e preferuar apo thirrje tjetër ekuivalente në lëmin e financave;
- Trajnimet adekuate në lëmin e financave dhe kontabilitetit;
- Njohuria dhe përvoja në menaxhimin e financave të OJQ-ve;
- Të jetë fleksibil dhe gatishmëri të punojë nën presion;
- Të ketë aftësi pune me kompjuter (Microsoft Office, Internet etj);
- Të ketë patentë shoferi – e preferuar
Konkursi mbetet i hapur deri me 05 Gushtë 2016, në ora 12.00. CV-të të dërgohen në email-at: dhuratalipovica@gmail.com, njomza_mala@hotmail.com, apo në zyrë të OJQ KeA. Vetëm lista e ngushtë e kandidatëve do të kontaktohet. Pozita 1 do të varet nga dispozicioni i fondeve.