Shpallje e Ftesës së përgjithshme për shprehje të
interesimit për zgjedhje të konsultantëve ndërkombëtar
OJQ Kasnecët e Ardhmërisë (KeA) financohet nga Fondi Global për HIV/AIDS, Tuberkulozin dhe Malarien lidhur me implementimin e projektit “Vazhdimi dhe avancimi i aktiviteteve parandaluese dhe trajtuese të tuberkulozit në Kosovë”.
Përmirësimi dhe rritja e kualitetit të DOTS – it; Adresimi i TB/HIV, MDR-TB dhe sfidave tjera; Ndikimi në forcimin e sistemit shëndetësor; Përfshirja e të gjithë shërbyesve shëndetësor; Fuqizimi i njerëzve dhe komunitetit me TB, dhe Hulumtimeve operacionale.
Realizimi i këtyre aktiviteteve do të zbatohet përmes inkuadrimit të stafit ndërkombëtar (konsulentët ndërkombëtar) të cilët do të ndihmojnë në parandalimin, zbulimin, përcjelljen dhe mjekimin e rasteve me TB, si dhe në ngritjen e kapaciteteve të stafit mjekësor për menaxhimin dhe monitorimin e rasteve me TB, përmes mbajtjes së trajnimeve dhe aktiviteteve tjera të përcaktuara në planin dhe përshkrimin e punës.
Me qëllim të realizimit të këtyre objektivave dhe aktiviteteve të tyre, OJQ KeA për Projektin e TB, fton të gjithë personat dhe kompanitë e kualifikuara të shprehin interesimin për bashkëpunim me OJQ KeA lidhur me pozitat e poshtëshënuara:
1. Hire International consultant to support implementing of new diagnostic tools (Xpert, LiPA, etc)
2. Hire an international consultant to support MDR-TB clinical management
3. TA for health staff capacity building or international consultant
4. Implement national drug resistance survey
Konsulentët ndërkombëtar duhet të jenë: Specialist te fushave përkatëse sipas përshkrimit teknik ne dosje te tenderit.
Të gjithë kandidatët apo kompanitë e interesuara të cilët dëshirojnë të aplikojnë, duhet të përgatisin CV-të e dhe rekomandimet nga eksperienca e mëparshme. Te drejtë aplikimi kanë konsulentët si individ apo edhe si kompani konsulentë.
Përshkrimi me i detajuar i punëve (Dosja e Tenderit) mund të kërkohet në email: xhevat.kurhasani@gmail.com, ganinekaj@@gmail.com.
Dokumentacioni i kompletuar (dosja e tenderit) mund të tërhiqet përmes postës elektronike dhe të dorëzohet në adresën e poshtëshënuar, më së largu deri më 26 Shtator 2016.
OJQ KASNECËT E ARDHMËRISË/ GFTAM Projekti i kontrollit të TB në Kosovë
Rr. Emshir-Kullat Arabe II/1/4, Prishtinë, prej orës 9-15.
Personi kontaktues: Xhevat Kurhasani, Gani Nekaj; Tel: 038 612 691
Email: xhevat.kurhasani@gmail.com, ganinekaj@gmail.com