Home / Publication / Nevojat per staff Konkursi i RI 26. SHTATOR 2016 Koordinatori i burgjeve dhe motrat e ZAR

Nevojat per staff Konkursi i RI 26. SHTATOR 2016 Koordinatori i burgjeve dhe motrat e ZAR

Posted on

images

OJQ “Kasnecët e Ardhmërisë” – KeA, është organizatë joqeveritare e cila zbaton projektin “Fuqizimi i Kontrollit të Tuberkulozit në Kosovë”, i cili projekt është i financuar nga ana e GFATM nëpërmjet të CDF (Community Development Fund). Në lidhje me këtë projekt OJQ KeA shpall konkurs për këto vende të lira pune:

1.Koordinator për Burgje

Përgjegjësit

  • Planifikon dhe koordinon të gjitha aktivitetet e PKKT të parapara për sistemin e burgjeve;
  • Zhvillimin e udhëzuesve, protokolleve për të burgosurit që hyjnë në sistemin e burgjeve;
  • Krijimin e kurikulumit të trajnimit të personelit shëndetësor të burgut;
  • Trajnimi i punëtorëve shëndetësor dhe jo shëndetësor-sigurisë të burgjeve;
  • Zhvillimi dhe shpërndarja e materialeve të edukimit shëndetësor për të burgosurit, familjet e tyre dhe stafin e burgjeve;
  • Të sigurojë mirëmbajtjen dhe zbatimin e procedurave të sistemit diagnostik të TB (laboratorit, rëntgenit dhe procedurave tjera) në sistemin e burgut;
  • Të sigurojë zbatimin e procedurave e zbulimit aktiv të rasteve brenda sistemit të burgjeve;
  • Të sigurojë dhe monitorojë aplikimin e masave të kontrollit të infeksionit në burgje;
  • Të sigurojë dhe mbikëqyr sistemin e regjistrimit dhe raportimit për TB në burgje.
  • Krijimi i kapaciteteve të kontrollit së TB brenda sistemit të burgjeve;
  • Mbikëqyrë personelin shëndetësor në TB kontrollit në burgje si dhe motrën e patronazhit;
  • Avokimi për kushte më të mira në hapësirën e burgut;
  • Të raportojë drejtpërdrejtë te Menaxheri Nacional për TB dhe OJQ KeA;

 

Kualifikimet:

  • Të këtë të kryer Fakultetin e Mjekësisë
  • Të ketë njohuri në kompjuter, Microsoft Office
  • Të ketë patentë shoferi
  1. Infermiere për zbulimin aktiv të rasteve -6 (gjashtë)
  • Të bëj edukimin shëndetësor të popullatës të përfshirë në aktivitet mbi TB
  • Të informojë anëtarët e komunitetit për qëllimin e aktivitetit të zbulimit aktiv të rasteve
  • Të sigurojë që të gjitha pyetësorët t’i kenë  në numër të mjaftueshëm
  • Të identifikojë rastet e dyshimta në komunitetin e përfshirë me aktivitete
  • Të sigurojë që rastet e dyshimta të procedohen sipas politikave nacionale të TB
  • Të bëj regjistrimin e rasteve të dyshimta dhe të konfirmuara

     Kualifikimet:

    • Të këtë të kryer shkollën e mesme të mjekësisë apo të ngjashme
    • Të ketë njohuri elementare mbi TB
    • Të zhvillojë dhe kontribuojë në punën ekipore
    • Të jetë e gatshme për punën në teren
    • Patentë shoferi  i dëshirueshëm

    Konkursi mbetet i hapur deri me 5 Tetor 2016, në ora 12.00. CV-të  të dërgohen në email-at: dhuratalipovica@gmail.com, njomza_mala@hotmail.com, apo në zyrë të OJQ KeA. Vetëm lista e ngushtë e kandidatëve do të kontaktohet. Pozita 1 do të varet nga dispozicioni i fondeve.

 

 

Top