Home / Publication / Shpallje e fteses se pergjithshme per shprehje te interesit

Shpallje e fteses se pergjithshme per shprehje te interesit

Posted on

OJQ Kasnecët e Ardhmërisë (KeA) financohet nga Fondi Global për HIV/AIDS, Tuberkulozin dhe Malarien nëpërmjet të CDF lidhur me implementimin e projektit Fuqizimi i kontrollit të TB në Kosovë”.

Përmirësimi dhe rritja e kualitetit të DOTS – it; Adresimi i TB/HIV, MDR-TB dhe sfidave tjera; Ndikimi në fuqizimin e sistemit shëndetësor; Përfshirja e të gjithë shërbyesve shëndetësor;  Fuqizimi i njerëzve dhe komunitetit me TB, dhe Hulumtimet operacionale janë disa prej objektivave kryesore në realizimin e këtij projekti.

Revidimi dhe zgjerimi i sistemit informativ i menaxhimit te dhënave programore te TB (SIM-TB)

Të gjithë Operatorët Ekonomik të interesuar të cilët dëshirojnë të aplikojnë, duhet të përgatisin ofertat e tyre duke i plotësuar kërkesat e përcaktuara ne dosje te tenderit.

Të gjithë të interesuarit përshkrimin e detajuar të shërbimeve (Dosja e Tenderit)  mund të kërkohet në email: xhevat.kurhasani@gmail.com, ganinekaj@@gmail.com.

Dokumentacioni i kompletuar (dosja e tenderit) mund të tërhiqet përmes postës elektronike dhe të dorëzohet në adresën e poshtëshënuar, më së largu deri më 16 Gusht 2017.

OJQ KASNECËT E ARDHMËRISË/ GFTAM Projekti i kontrollit të TB në Kosovë

Rr. Emshir-Kullat Arabe II/1/4, Prishtinë, prej orës 9-15.

Personi kontaktues: Xhevat Kurhasani, Gani Nekaj; Tel: 038 612 691

Email: xhevat.kurhasani@gmail.com, ganinekaj@gmail.com

 

Top