Home / Publication / Shprehje interesimi 11.03.2022

Shprehje interesimi 11.03.2022

Posted on

Shprehje interesimi 11.03.2022 (1)

Shpallje e Ftesës së përgjithshme për shprehje të interesimit për përzgjedhjen e Operatorëve Ekonomik

OJQ Kasnecët e Ardhmërisë (KeA) financohet nga Fondi Global për HIV/AIDS, Tuberkulozin dhe Malarien nëpërmjet të CDF lidhur me implementimin e projektit Fuqizimi i Kontrollit të TB dhe avancimi i shërbimeve parandaluese, të kujdesit dhe trajtimit të popullatave kyçe dhe njerëzve që jetojnë me HIV në Kosovë”.
Përmirësimi dhe rritja e kualitetit të DOTS – it; Adresimi i TB/HIV, MDR-TB dhe sfidave tjera; Ndikimi në fuqizimin e sistemit shëndetësor; Përfshirja e të gjithë shërbyesve shëndetësor;  Fuqizimi i shërbimeve të TB në komunitet, decentralizimi i shërbimeve në kujdesin parësor shëndetësor dhe Hulumtimet operacionale janë disa prej objektivave kryesore në realizimin e këtij projekti.
Realizimi i këtyre objektivave zbatohet me parandalimin, zbulimin, përcjelljen dhe mjekimin e rasteve me TB, si dhe në ngritjen e kapaciteteve të stafit mjekësor për menaxhimin dhe monitorimin e rasteve me TB, përmes mbajtjes së trajnimeve dhe aktiviteteve tjera të përcaktuara në planin dhe specifikimet teknike te dosjes se tenderit.
Me qëllim të realizimit të këtyre objektivave, intervenimeve dhe aktiviteteve të tyre, OJQ KeA për Projektin e TB, fton të gjithë operatoret ekomomik të kualifikuar të shprehin interesimin për bashkëpunim me OJQ KeA lidhur me realizimin e aktivitetit të poshtëshënuar:

 

UPGRADE TË SISTEMIT INFORMATIV SIM-TB

ZGJERIMI I MODULEVE EKZISTUESE DHE ZHVILLIMI I WEB API PËR SIM-TB

 

 

Të gjithë Operatorët Ekonomik të interesuar të cilët dëshirojnë të aplikojnë, duhet të përgatisin ofertat e tyre duke i plotësuar kërkesat e përcaktuara në dosje të tenderit.

 

Të gjithë të interesuarit përshkrimin e detajuar të shërbimeve (Dosja e Tenderit) mund ta kërkojnë në email-at: xhevat.kurhasani@gmail.com, ganinekaj@gmail.com.

 

Dokumentacioni i kompletuar (dosja e tenderit) mund të tërhiqet përmes postës elektronike dhe të dorëzohet në adresën e poshtëshënuar, më së largu deri më 28 Mars 2022, ora 12:30. Hapja e ofertave do të bëhet prej orës 13:00.

 

 

OJQ KASNECËT E ARDHMËRISË/GFTAM Projekti i kontrollit të TB në Kosovë

Rr. Emshir-Kullat Arabe II/1/4, Prishtinë, prej orës 9-15.

Personi kontaktues: Xhevat Kurhasani, Gani Nekaj; Tel: 038 612 691

Email: xhevat.kurhasani@gmail.com, ganinekaj@gmail.com, rinarexha28@gmail.com

 

Top